Një 28-vjeçare shtatzënë e infektuar me koronavirus, ka sjellë në jetë foshnjën e saj, teksa është dërguar sërish tek “Shefqet Ndroqi” për të vijuar luftën me virusin.
Lajmin e ka bërë të ditur “ABCNews”, teksa raporton se pas lindjes tek materniteti “Koço Glozheni”, e reja është rikthyer në spitalin “Shefqet Ndroqi”, për kurim të mëtejshëm ndërsa foshnja e saj është marrë nga familjarët dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas informacioneve rezulton se 28-vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore./Opinion.al