Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

2025/05/30 at 9:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

Në redaksinë e emisionit “Stop” janë ankuar banorë të njësisë numër 9 në kompleksin e pallateve “Agi Bes Halili”.


Ata thonë se kanë 20 vjet që jetojnë këtu dhe kanë probleme me kanalizimet e ujërave të zeza, pasi bllokohet puseta kryesore dhe përmbytet kati -1 i pallatit, tek garazhi. Banorët thonë se kanë blerë pompa vetë që të thithin ujin, por kjo nuk është zgjidhje, pasi kur bie shi situata bëhet alarmante dhe ata detyrohen të hyjnë me çizme, të marrin makinat.

“Kemi 20 vjet që jetojmë këtu, jemi banorë të kësaj zone dhe herë pas here këtu bllokohen kanalizimet.”

“Bllokimi i kanalizimeve është bërë nga puseta kryesore e pallatit deri në rruga ‘Jordan Misja’ që është 20 metra. Ne kemi bërë një zgjidhje vetë me banorët ku kemi vendosur një pompë dhe e kemi kaluar nga lart rrugës, për të derdhur direkt ujërat në pusetë”.

“Pallati nga vjetërsia, nga mospastrimi, nga shumë faktorë, ndoshta të jashtëm dhe të brendshëm, janë bllokuar tubacionet e jashtme. Në momentin që bllokohen tubat, shpërthejnë tubat në pikën më të dobët që kanë. Në rastin konkret në -1.”

“Futemi me çizme kur parkojmë makinat.”

Inxhinieri i firmës së pallatit, Fehmi Abdullahu, thotë se kjo situatë vjen ngaqë ka 244 njësi dhe veç kësaj ka ndikuar edhe amortizimi i pallatit, tërmetet dhe ndërtimet mbi kolektor.

“Është një kolektor kryesor këtu, janë 224 njësi, 104 apartamente, 50 dyqane dhe 82 garazhe. E gjithë ngarkesa këtu është ngarkuar aq shumë saqë kthen të gjitha ujërat mbrapsht. Është bllokuar kanali që është 20 metra, nga aty deri tek kryesori. Këtu shpërthen kanali i ujërave të zeza nga -2.5 del në sipërfaqe, këtu jemi te kolektori kryesor. Në momentin që bien shira ngarkohet më shumë dhe shkarkohet tek rruga ”, tha inxhinieri.

Banorët thonë se prej vitesh i janë drejtuar UKT-së me shkresa, e-mail, apo telefon, por punonjësit e këtij institucioni, vijnë sjellin një bot e përthithin çdo dy javë dhe historia përsëritet.

“Ishin tek Njësia Administrative Numër 9. E kemi ndjekur tek Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kemi bërë shkresë me postë me protokoll, e-mail, telefonatë, kemi shkuar edhe vetë fizikisht. Thjesht sjellin një bot këtu një herë në dy javë, me tuba thithin ujin edhe kaq”.

“Në nuk kërkojmë këtë se kjo është histori që përsëritet. Ne kërkojmë që të hapet kanali tejpërtej, të bëhet shkarkimi i rregullt, mundësitë janë të gjitha. Për 25 metro kanal dhe tub u bë qameti?! A i paguajmë taksat të gjitha”.

“Kërkojmë nga UKT-ja që të vijnë të hapin kanalin këtu, nëse nuk kanë lekë ua japim ne banorët. Ta mbyllim këtë punë, se nuk është e mundur që të jetohet kështu”.

Gazetarja e “Stop” vë në dijeni drejtorin e kanalizimeve në Tiranë, Maringlen Karaj, i cili thotë se po bëhet një projekt për atë pallat, për një linjë të re kanalizimi.

“Atëherë, tek ky pallat, ku je aty ti, i kemi matur kuotat e tjerë e tjerë, kemi bërë pastrimet. E kemi parë të gjithë linjën, dhe do t’i bëjmë kanalizim të ri”, tha Maringlen Karaj.

Drejtori i Departamentit Inxhinierik, Enton Osmani thotë se për këtë rast janë marrë masa, duke çuar grupin e punës. Ky i fundit do të vlerësojë defektin, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare.

“Punonjësit që kanë ardhur aty që sot janë duke punuar nga puseta ekzistuese, në drejtim të objektit dhe të drejtim të kanalizimeve në pjesën e jashtë të pallatit, e cila është kompetencë dhe detyrim i joni. Ne nuk përgjigjemi për pjesët e brendshme apo kolonat e pallatit, por për pjesët e jashtme. Kur ka bllokime të tilla e kështu me radhë është detyrim i joni. Ata zotërinj që kanë ardhur aty, kanë ardhur kundrejt një plani pune dhe kundrejt një projekti. Situata do të zgjidhet”, tha drejtori i Departamentit inxhinierik, Enton Osmani.

Vetëm pak ditë pas publikimit të emisionit “Stop” UKT zgjidh problemin, e 20 viteve./tvklan.al



Ju sugjerojmë

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

26 Shtator, 2025 10:23 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Aktualitet

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator, 2025 10:11 am
Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
Bota

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

26 Shtator, 2025 9:42 am
Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA
Bota

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

26 Shtator, 2025 9:39 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
Bota

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

26 Shtator, 2025 8:33 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Para
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat
















TE FUNDIT

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
26 Shtator, 2025

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji është paraqitur për herë të fundit në shërbimin e provës, pasi u lirua me kusht nga...

Lexo më shumë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
26 Shtator, 2025

Administrata Trump do të punojë për të parandaluar që FIFA dhe UEFA ta përjashtojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar përpara Kupës së Botës 2026, që...

Lexo më shumë

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
26 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një raund të ri tarifash tregtare që prekin disa nga sektorët më të rëndësishëm...

Lexo më shumë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
26 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, në Burrel. Për ngjarjen e ndodhur 5 vite më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com