Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me çfarë armësh po luftohet në Ukrainë?

2022/03/18 at 5:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Me çfarë armësh po luftohet në Ukrainë?

Rusia ka ushtrinë e dytë më të madhe në botë. Por, e ndihmuar nga furnizimet me armë nga Pentagoni dhe NATO, Ukraina ka arritur të rezistojë, në një qëndresë të jashtëzakonshme kundër fqinjit të saj shumë më të fuqishëm.


Sistemi kundër-ajror Stinger, është në gjendje të rrëzojë një helikopter rus; shpërthimi i zjarrtë, një tipar karakteristik i goditjes me Stinger.

“Nëse armë të tilla janë me shumicë, ato të krijojnë aftësinë të mbrosh objektet jetike dhe qytetet nga dronët dhe helikopterët që mund të sjellin trupa”, thotë Ben Hodges, ish Komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Zyrtarët amerikanë thonë se aleatët perëndimorë kanë dërguar mijëra raketa Stinger, të cilat ndjekin dhe godasin objektivin në një lartësi prej 5 kilomentrash. Ato janë të lehta dhe të vogla për t’u mbajtur.

“Është diçka që mund ta fshehësh para se të qëllosh”, thotë gjenerali në pension.

Rusia grumbulloi mbi 190 mijë trupa rreth kufijve të Ukrainës, para se të fillonte luftën ndaj Ukrainpës që ka rreth 170 mijë trupa dhe dhjetëra mijëra rezervistë.

Zyrtarët thonë se qindra tanke luftarake ruse janë shkatërruar nga sistemi kundër-ajror Stinger.

“Janë armë që shkatërrojnë tanke dhe automjete. Ato sulmojnë bazuar në rreze infra të kuqe. Ju nuk duhet të jeni snajperist për të shënjestruar”, thotë Max Bermann nga Qendra për Progresin Amerikan.

“Ajo që e bën sistemin kaq të mirë është mbushja e raketës. Ajo është efektive sepse godet pjesën e sipërme të tankut, që është pjesa më pak e mbrojtur. Nuk kalon përmes pjesës së përparme, që është pjesa më e trashë“, shton zoti Hodges.

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë dërguar mbi 17 mijë armë antitank për forcat ukrainase gjatë ditëve të para të luftës, duke shtuar kapacitetet mbrojtëse të vendit.

“Pasi gjuan me të, mund të ndryshosh pozicion, sepse ajo të mbron. Sulmuesi është më pak në rrezik”, thotë  Hodges.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se çdo ngarkesë me armë në territorin ukrainas, do të ishte objektiv i goditjes nga ana e forcave ruse.

“Kjo është e qartë, prandaj po e zbatojmë këtë operacion. Qëllimi është eliminimi i çdo kërcënimi që vjen nga toka ukrainase për Federatën Ruse”, deklaroi Lavrov.

Rusia ka përparësi në luftën nga ajri, përmes lëshimit të qindra raketave Iskander, me një rreze veprimi prej 500 kilometrash dhe raketave Kalibr, me një rreze veprimi deri pesë herë më të madhe.

“Rusia ka aftësinë të godasë objektiva në kufirin e Ukrainës perëndimore. Këto sisteme janë krijuar për të shkatërruar objektiva të mëdha, si pista aeroplanësh, baza dhe objekte tjera ushtarake”, thotë Bergmann.

Këto raketa mund të lëshohen nga anijet ruse në det, bombarduesit në ajër, ose nga automjetetet në tokë. Ato do të ndërlikonin çdo përpjekje për të krijuar një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën, një kërkesë e vazhdueshme e Kievit, që nuk është pranuar nga administrata Biden.

Por ekspertët thonë se këto raketa ruse mund të mbarojnë. Megjithëse Moska ka më shumë avionë lufte, presidenti Putin mund të mos i shfrytëzojë.

“Nëse avionët rusë përdoren dhe dëmtohen shumë në këtë luftë, nëse Rusia shpenzon gjithë municionin, atëherë ata ekspozohen në një konflikt të mundshëm me NATO-n”, thotë analisti Bergmann.

Rusia akuzohet për përdorim të bombave thërrmuese, bombave konvencionale, jo-preçize, që lëshohen nga ajri, si dhe armëve termobarike, pavarësisht ndalimit ndërkombëtar të përdorimit të tyre pranë popullatës civile.

“Kur ushtria ngec, ata shpesh përdorin këto taktika brutale dhe të përgjakshme. E kemi parë këtë tek ushtria ruse”, thotë Bermann.

Zyrtarët thonë se trupat ruse po përballen me mungesë ushqimi dhe karburanti, si dhe rezistencë të ashpër nga ukrainasit e motivuar.

“Pas 10 ditësh rusët mund të mos jenë në gjendje të vazhdojnë atë që po bëjnë sepse kanë probleme me fuqinë njerëzore, ulje të moralit dhe dezertime. Fakti që po i kërkojnë ndihmë Kinës, dhe fakti që po u kërkojnë sirianëve të luftojnë, janë tregues se ata janë në telashe”, përfundon Hoghes.

Disa njoftime thonë se Ukraina është pajisur me sistemin e mbrojtjes raketore S-300, një armë jetike që do të mundësonte goditjen në ajër të raketave ruse, para se ato të arrijnë objektivat./ VOA

Etiketa: ARMElufteukraine


Ju sugjerojmë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
Bota

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

5 Qershor, 2025 7:22 pm
Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Para
Statusi neutral, Ukraina dhe Rusia drejt një marrëveshje?

Statusi neutral, Ukraina dhe Rusia drejt një marrëveshje?

Kurti: Ballkani i rrezikuar nga zgjerimi i konfliktit të Ukrainës

Kurti: Ballkani i rrezikuar nga zgjerimi i konfliktit të Ukrainës

Opinion/ Çfarë do të ndodhë me çmimet

Opinion/ Çfarë do të ndodhë me çmimet
















TE FUNDIT

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
5 Qershor, 2025

Nga dashuri, në urrejtje! Vazhdon të thellohet përçarja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, pas largimit të...

Lexo më shumë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
5 Qershor, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se procesi i votimit në zgjedhjet e 11 majit është manipuluar tërrësisht....

Lexo më shumë

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
5 Qershor, 2025

Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen intensive në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Serbinë të shtunën e...

Lexo më shumë

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
5 Qershor, 2025

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se sot ka goditur sistemet raketore ruse në rajonin Bryansk, të cilat po përgatiteshin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com