-U tha në Opinion

“Me çdo çmim kundër Ramës, ditët deri në 30 qershor do jenë të vështira”


               Publikuar në : 22:48 - 23/05/19 |
geliano fataj

“Në këtë përballje Edi Rama ka zero shans për ta fituar. Për opozitën kjo është betejë vendimtare për të kthyer votën, me të gjitha mjetet e mos bindjes civile. Është një mision që s’duhet të ishte kurrë, po i imponuar. Nëse s’ka marrëveshje beteja është shumë e ashpër. Secila do të jetë taktika, nuk e di, por nuk do të ketë zgjedhje. Nuk di asnjë skenar. Do përpunohen javën e fundit”.

Ish-kryeministri Sali Berisha insiston se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe opozita nuk ulet në dialog, nëse ai nuk largohet nga posti. Akuza që bën Berisha është se Rama sipas tij ka zgjedhur 30 qershorin për të varrosur pluralizmin.

“Është i etur në mënyrë paranojake për pushtet”, tha Berisha, ndërsa theksoi se ditët para 30 qershorit do të jenë të vështira.

“Opozita është në këmbë, nuk e përmban dot një zemërim të fuqisë në rritje. Rruga për zgjedhje të lira do hapet me çdo çmim”. / Opinion.al

Pas