Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me biçikletë përreth botës, Jacky Chen mbërrin në Tiranë

2018/12/27 at 5:21 PM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Me biçikletë përreth botës, Jacky Chen mbërrin në Tiranë

Xhiroja e botës me biçikletën e tij është ëndrra e madhe e Jacky Chen, një inxhinieri elektrik nga Tajvani, që prej tre vitesh e gjysmë shëtit globin.

Jacky mbërriti mbrëmjen e Krishtlindjeve në Shqipëri, pasi kishte vizituar më parë Malin e Zi dhe Kroacinë. Atë e takojmë te Parku Rinia, ku kishte kaluar natën në çadër. Ai gëzohet kur mëson se ndërtesa pas krahëve të tij merr emrin nga vendlindja e tij.


“Ndoshta jam tajvanezi i parë që bën kamping te “Tajvani”, ndaj është shumë për të qeshur”, shprehet me humor ai.

Fjetja është problemi më i madh për Jacky-n. Ai përdor disa aplikacione për të gjetur vendas që i ofrojnë akomodim në qytetet që viziton, por jo gjithmonë dikush është i gatshëm të hapë derën. Por pavarësisht vështirësive, Jacky gjen forcë te miqtë e tij dhe familja, me të cilën kontakton përmes internetit.

“Shpresoj të mund të frymëzoj të rinjtë që të shtyhen të realizojnë ëndrrat. Unë nuk jam çiklist profesionist, nuk jam atlet, nuk jam i pasur, nuk kam ndonjë familje me emër, por përpiqem që të realizoj ëndrrat e mia. Nëse mund t’ia dal unë, atëherë mendoj se dhe ju mund t’ia dilni”

Çiklisti nga Tajvani krenohet me artikujt që shkruajnë për të në mediat lokale. Shumë njerëz e quajnë atë të marrë, por shumica e përgëzojnë për nismën e tij. Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë në kryeqytet, atij i pëlqen shumë Tirana, ngjyrat e qytetit dhe mikpritja e njerëzve.

Çdo ditë ai përshkon rreth 100 kilometra, ndërsa tërheq nga pas mbi 100 kilogramë plaçka.

“Këtu mbaj batanijet kur bën ftohtë, këtu kam disa rroba, laptopin dhe pajisje të tjera elektronike, ndërsa këtu në fillim kam çadrën dhe thesin e kampingut”

Atë e pret një rrugë e gjatë, por është i lumtur që ka hyrë në listën e aventurierëve që kanë ndërmarrë një udhëtim të tillë. Jacky Chen e nisi aventurën e tij nga Alaska në vitin 2016 dhe shpreson të mbërrijë në shtëpi në vitin 2021.

Etiketa: bicikletejacky chenxhiro


Ju sugjerojmë

Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?
Life Style

Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?

25 Qershor, 2025 4:30 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Video/ Ermal Mamaqi kap mat Luana Vjollcën, me kë po darkonte ajo?

Luana kërkon falje publikisht: Po punoj më fort sesa mund të përballoj

Elita Rudi me Bekim Balajn? Ja çfarë tha tek Çani

Djalë apo vajzë? Elita Rudi i bën fansat lëmsh me nepsin e shtatzanisë

Pse ke munguar në media? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Kryemadhi:Studentët i dhanë mësim politikës, duhet të na vrasë ndërgjegjja
















TE FUNDIT

Humb jetën 33-vjeçari në Elbasan, shkak dyshohet mbidoza e heroinës

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
27 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, është gjetur pa shenja jete një 33-vjeçar. Sipas uniformave blu dyshohet se shkaku...

Lexo më shumë

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari
27 Qershor, 2025

Policia e Korçës, vijon operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për t’iu...

Lexo më shumë

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat
27 Qershor, 2025

Një skandal mjedisor ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Vjosës, ku në lumin e fundit të egër të Evropës është...

Lexo më shumë

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha:Arkend Balla e Sara Mila, deputetë të karteleve!

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
27 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për mediat në selinë blu ka vijuar me akuza të forta ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com