Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me biçikleta …”, policia: Në plazhe për mbarëvajtjen e sezonit veror

2021/07/09 at 3:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Me biçikleta …”, policia: Në plazhe për mbarëvajtjen e sezonit veror

Policia e Shtetit ka planifikuar dhe ka marrë një serë masash, me qëllim garantimin e kushteve të sigurisë, për pushimet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në zonat turistike për periudhën e sezonit turistik veror.


Në një deklaratë për mediat zv. Drejtori i Policisë, Albert Dervishaj, ka prezantuar disa prej masave të sezonit turistik, të marra në kuadër  të Task Forcës ndërinstitucionale të ngritur me Urdhër të Kryeministrit Rama, që po zbatohen në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, të cilat kanë detyrime sipas legjislacionit në fuqi.

Që në ditën e parë të muajit korrik, në zonat turistike bregdetare, janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë së Rendit, Policisë Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë, Kufirit dhe Migracionit, Policisë Kriminale etj, të cilat kanë në mbështetje edhe 185 mjete të tjera (autovetura, mikrobuzë, motoçikleta, biçikleta, mjete lundruese, radarë, dronë etj). Këto mjete do t’i shërbejnë rritjes së gatishmërisë së shërbimeve, reagimit në kohë ndaj situatave të prishjes së rendit apo të qetësisë, rregullimit të trafikut rrugor apo thirrjeve për emergjencë nga shtetasit për situata të caktuara që mund të kenë nevojë.

Referuar eksperiencës së viteve të kaluara, gjatë këtij sezoni turistik janë planifikuar në zonat e plazheve punonjës policie me uniformën verore dhe me biçikleta, të cilët kanë për detyrë të patrullojnë në këto zona për parandalimin e krimit, për forcimin e policimit komunitar dhe për t’iu ardhur në ndihmë pushuesve në nevojë.

Edhe nga Policia Kufitare dhe Migracionit janë parashikuar masa si në drejtim të planifikimit të kontrollorëve shtesë në Pikat e Kalimit Kufitar, rritjen e kontrollit në kufirin e gjelbër për parandalimin e kontrabandimit të emigrantëve kryesisht nga vendet e treta dhe në tërësi për parandalimin e krimit ndërkufitar, por edhe për forcimin e kontrollit në kufirin blu.

Strukturat qendrore dhe vendore të Policisë janë në monitorim të të gjitha shërbimeve policore në veçanti në të gjithë zonën bregdetare, duke ndarë edhe përgjegjësinë e drejtuesve të strukturave policore sipas sektorëve dhe plazheve konkretë, me qëllim që të jemi sa më pranë qytetarëve, që ata të kryejnë pushime sa më të qeta.

Në vlerësim të detyrave të përcaktuara nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri i Brendshëm, lidhur me mbrojtjen e territorit, zbatimin rigoroz të Kodit Penal nga aktivitetet e paligjshme si zaptimi i plazheve, ndërtimet pa leje, prerja dhe djegia e pyjeve, prekja e lumenjve dhe liqeneve, dëmtimi i zonave të mbrojtura natyrore dhe kulturore, mbrojtja e zonave turistike dhe marrja e masave parandaluese nga këto aktivitete të paligjshme në akset kryesore rrugore në të gjithë vendin, u evidentua situata në terren dhe u ngritën Task Forcat vendore të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Në bazë të një Plani Pune të studiuar dhe bashkërenduar mirë, filloi puna për mbështetjen e IKMT-së, për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në disa zona turistike në të cilat u evidentuan paligjshmëri.

Nga fillimi i kësaj detyre deri në datën 30 qershor 2021, nga strukturat policore janë evidentuar 324 vepra penale në fushën mjedisore, në të cilat janë të implikuar 354 autorë, nga të cilët 40 të arrestuar në flagrancë.

Aktualisht strukturat e Policisë së Shtetit janë duke zhvilluar fazën e dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra. Deri tani janë proceduar penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”, 45 administratorë, janë hequr rreth 5,955 mijë shezlongë e 2,445 çadra të vendosura në mënyrë të kundërligjshme.

Në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Brendshëm, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat vendore të Policisë janë planifikuar dhe janë marrë masat shtesë gjatë sezonit turistik edhe përkufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në ditët e pushimeve javore dhe festave zyrtare. Për këtë, nga drejtoritë vendore të policisë ka filluar zbatimi i detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve duke filluar nga data 15 qershor 2021dhe do të vazhdojnë deri në15 shtator 2021.

Në vlerësim edhe të shqetësimeve që vijnë nga aksidentet rrugore, Policia Rrugore ka hartuar një plan të veçantë masash për sezonin turistik, duke mbështetur strukturat e këtij shërbimi në zonat bregdetare me punonjës policie, mjete dhe pajisje të tjera, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Nisur nga ankesat e viteve të viteve të tjera, por edhe nga disa ankesa gjatë muajt qershor 2021, për moszbatimin e orës së ndalimit të muzikës sipas Aktit Normativ nr. 23 datë 26.5.2021 dhe Urdhrit të Ministrit të Brendshëm nr. 237 datë 27.5.2021, e cila është ora 22:00, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë në lokalet në zonën bregdetare, por edhe në zona të banuara, në zbatim të detyrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është kërkuar reagim i menjëhershëm i strukturave të Policisë së Shtetit lidhur me këto shkelje, por edhe për krimet mjedisore në zonat bregdetare apo kudo ku që ato kryhen. Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes në lokale, restorante dhe që shoqërohet me muzikë,që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve të mbylljes së lokaleve (ora 24:00), të ndalimit të muzikës (ora 22:00).

Me qëllim shkëmbimin e praktikave policore, mbështetjen në parandalimin e ngjarjeve kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, forcimin e sigurisë rrugore, si dhe parandalimin dhe luftën kundër veprave penale me karakter ndërkufitar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Marrëveshjeve të Qeverive të Republikës së Shqipërisë me atë të Malit të Zi dhe Qeverisë së Kosovës, kanë nënshkruar dy protokolle bashkëpunimi të Policisë së Shtetit me Policinë e Kosovës dhe Policinë e Malit të Zi, të cilat do të zbatohen gjatë sezonit turistik 2021.

Sipas këtyre protokolleve, Policia e Kosovës ka dërguar punonjës të Policisë Rrugore, të cilët do të kryejnë detyra në bashkëpunim me policinë tonë rrugore, në aksin rrugor “Rrugës e Kombit” dhe në aksin Milot-Shëngjin-Shkodër, ndërsa në Malin e Zi nga Policia e Shtetit do të dërgohen punonjës policie në Ulqin dhe Budva.

Policia e Shtetit, në përmbushje të misionit dhe të detyrave të saj institucionale, do të ushtrojë kontrolle të pandërprera dhe do të marrë masa në vlerësim edhe të shqetësimeve të ngritura nga pushuesit në zonat bregdetare apo nga banorët në qendrat e banuara, duke ndëshkuar çdo  subjekt  që nuk ndalon muzikën sipas orarit të përcaktuar ose gjeneron zhurmë tej normave të lejuara, në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon që të gjitha institucionet që ligji i ngarkon me detyra në këtë drejtim, si dhe subjekteve për bashkëpunim gjatë sezonit turistik.

Policia Kufitare dhe punonjësit e Policisë së Rendit  të planëzuar me shërbim në zonat bregdetare, do të evidentojnë, bllokojnë dhe ndëshkojnë çdo shtetas që keqpërdor mjetet lundruese apo motorët e ujit, duke u bërë rrezik i shtuar për jetën e shtetasve të tjera që argëtohen në det apo pushojnë në plazh, duke bashkëpunuar me njësitë e pushteti vendor dhe kapiteneritë e porteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pushuesit në det.

Me qëllim rritjen e besimit të publikut ndaj Policisë, është kërkuar nga punonjësit e Policisë së Shtetit, që të zbatojnë kërkesat e Kodit të Etikës në komunikim me shtetasit shqiptarë dhe të huaj dhe të jenë të papajtueshëm jo vetëm me sjellje jo etike, por edhe me veprime të tjera të cilat do të cenonin imazhin e policisë në publik dhe më keq akoma, do të përbënin akte korruptive dhe të dënueshme penalisht.

 

 



Ju sugjerojmë

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
Bota

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 Janar, 2026 10:32 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi
Kryesore

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

16 Janar, 2026 6:30 pm
Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës
Kryesore

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

16 Janar, 2026 6:28 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

16 Janar, 2026 5:46 pm
Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë
Bota

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë

16 Janar, 2026 4:44 pm
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

16 Janar, 2026 3:42 pm
Para
COVID-19/ Konfirmohen 2 rastet e para me variantin Delta në Kosovë

Regjistrohen 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

A e dini pse policët trokasin tek bagazhi i makinës kur ndalon shoferi?

A e dini pse policët trokasin tek bagazhi i makinës kur ndalon shoferi?

Do udhëtoni drejt Greqisë?Ja pikat kufitare nga ku mund të kalohet lirshëm

Do udhëtoni drejt Greqisë?Ja pikat kufitare nga ku mund të kalohet lirshëm
















TE FUNDIT

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
16 Janar, 2026

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës, tha...

Lexo më shumë

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk...

Lexo më shumë

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
16 Janar, 2026

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy...

Lexo më shumë

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
16 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com