Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur këtë të hënë kryesinë. Në fjalën e mbajtur sot, mësohet se ai ka thënë se PD nuk do të funksionojë me struktura paralele.
Ndër të tjera Basha është shprehur se Berisha duhet të përballej vetë me DASH dhe se PD nuk mund të mbajë mbi shpinë hallet e tij.
“E nisin betejën me gjoja unë paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thotë cilën pikë të statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe çdo institucion të PD dhe mbi të gjitha duke fyer dhe poshtëruar anëtarësinë, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij.
PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnjë.
Zoti Berisha duhet të përballej vetë me Departamentin Amerikan të Shtetit. Ashtu siç premtoi fillimisht në mënyrë të përsëritur. Pa e përfshirë PD dhe Grupin Parlamentar të PD.
Çfarë po kërkon Sali Berisha sot?
-PD të dalë kundër SHBA?
-PD të kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës?
– Izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnjë dyshim se partnerët nuk do të bashkëpunojnë me një organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur “Non Grata” për korrupsion nga SHBA, pavarësisht se çfarë pretendon zoti Berisha.
Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD”-mësohet se ka thënë Basha./Opinion.al