Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ditën e sotme do të celebrojë në martesë dashurinë e tij me Elizabeta Sylaj.
Në mugesë të prezencës së të atit në dasmën e tij, Altin Krasniqi ka ndarë me ndjekësit në instagram një foto emocionuese krahas së cilës shkruan: “Me babin afër e në zemër”.
Jakup Krasniqi nuk do mundet të jetë në dasmën e djalit të tij, pasi ndodhet në Hagë që prej muajit nëntor, si i akuzuar për krime lufte.