Policia e Korçës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi qarkullonte i armatosur në fshatin Rëmbec të Maliqit.
Në automjetin tip “Benz” të shtetasin K. Sh., banues në fshatin Belorta të Korçës, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me 9 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Sh., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./ Opinion.al