“Sikur s’jetoj në vendin tim” – me të tillë ndjesi është sot, Petrit Vasili, kreu i Grupit parlamentar të LSI, i cili ka hedhur disa radhë në profilin e tij në Fb, nisur nga një poezi e Dritero Agollit.
“Dritëroi shkruante këto vargje të rralla të një filozofie politike – shkruan Vasili. – Çdo ditë provojmë këtë dëshpërim agollian për shkak të qeverisjes së shurdhër, të tharë nga çdo ndjenjë, përbuzëse dhe që nuk i dhemb aspak ky vend, ndërsa Dritëroit kjo dhimbje për Shqipërinë nuk ju shërua.”
Dhe pas këtij shënimi, deputeti publikon vargjet e mëposhtme.