Dy të rinj në Shkodër kanë rënë në prangat e policisë, nën akuzën e posedimit të armëve të zjarrit dhe lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Tempulli” u kapën në flagrancë shtetasit R. V. dhe N. K., 18-vjeç dhe 23-vjeç, të cilëve iu gjet gjatë kontrollit në makinë një pistoletë dhe një sasi kanabisi
23-vjeçari, i dyshuar si posedues i lëndës narkotike që u gjet në automjet, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Arma e zjarrit pistoletë dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin në pronësi të shtetasit N. K. dhe 2 celularë.