Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me apo pa vaksinë, si jemi më të mbrojtur nga fruthi?

2019/03/06 at 6:32 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Me apo pa vaksinë, si jemi më të mbrojtur nga fruthi?

Publikimi të premten e javës që lamë pas i raportit shqetësues nga Agjencia UNICEF e Kombeve të Bashkuara mbi rastet e fruthit në rang global ka rikthyer edhe njëherë debatin mbi vaksinimin. 18-vjeçari, Ethan Lindenberger, nga shteti  i Ohajos, i cili sfidoi nënën e tij dhe u vaksinua ndaj disa sëmundjeve të rrezikshme, ishte dëshmitari kryesor gjatë një seance dëgjimore të Senatit të martën.

Adoleshenti mori vëmendjen mediatike vitin e kaluar kur postoi në rrjetet sociale mesazhe se sipas prindërve të tij, vaksinat janë “skemë e qeverisë” dhe kërkoi udhëzime se si të mbronte veten. Ai tha se dashuria e nënës së tij, dhembshuria dhe kujdesi janë të dukshme por theksoi se shkolla e tij në Noruak të Ohajos (Norwalk, Ohio) e shihte atë si “kërcënim për shëndetin e të gjithëve” nga rreziku se ai mund të prekej nga ndonjë sëmundje ngjitëse që mund ta merrnin edhe të tjerët.

“U rrita me idenë e nënës times se vaksinat janë të rrezikshme. Ajo fliste hapur për këtë. I shprehte shqetësimet si në internet edhe personalisht dhe mendimet e saj hasën në kritika të ashpra. Gjatë rrjedhës së jetës sime u mboll fara e dyshimit dhe më lindën pikëpyetje si rezultat i reagimeve që merrte nëna. Por koha kalonte dhe kjo nuk po sillte rezultat.”

Në rrëfimin e tij në seancë, Linderberger tha se kërkimet e tij e bindën se vaksinat janë të sigurta, ndaj pa miratimin e të ëmës ai u vaksinua kundër fruthit, hepatitit, gripit, tetanozit e disa sëmundjeve të tjera. Seanca dëgjimore në Senat për vaksinat u thirr pjesërisht për të diskutuar mbi përhapjen e fruthit në Shtetet e Bashkuara.

Me 1 mars, Agjencia UNICEF e Kombeve të Bashkuara raportoi për një rritje tronditëse të rasteve të fruthit. Në botë raportohen mbi 300 mijë raste, me Ukrainën në krye me 30,3 mijë të infektuar. Po kaq shqetësues ishte dhe raporti  për Shqipërinë, ku vetëm vitin e fundit shifra e të prekurve krahasuar me vitin 2017 është rritur mbi 120 herë.

Prindërit vazhdimisht stepen kur bëhet fjalë për ti vaksinuar fëmijët e tyre për fruthin, nga frika se kjo vaksinë mund të çojë në autizëm te fëmijët.Një studim i ri ka konfirmuar se nuk ka asnjë lidhje mes autizmit dhe vaksinës MPR, kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.Hulumtimi i botuar në revistën shkencore, “Annals of internal Medicine”, të Kolegjit Amerikan të Mjekëve, del në përfundimin se vaksina MMR nuk ishte e lidhur me autizmin dhe rreziku për autizëm në grupin e fëmijëve të vaksinuar ishte i njëjtë me atë të fëmijëve të pavaksinuar.

Pjesë e studimit, ishin 657 461 fëmijë të lindur në Danimarkë nga 1 janari i viti 1999 deri më 31 dhjetor 2010.Puna e kryer bazohej në 6.517 raste autizmi në mesin e fëmijëve të përfshirë në studimin që tregoi se nuk kishte asnjë lidhje midis moshës së fëmijës në kohën e vaksinimit ose kohën që nga vaksinimi dhe zhvillimi i autizmit./B.K Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025 3:41 pm
Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Bota

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

17 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Para
Nga se vdesin njerëzit, ja cilat janë shkaqet kryesore

Nga se vdesin njerëzit, ja cilat janë shkaqet kryesore

Video/Makina më e shtrenjtë në histori, si duket Bugatti 19 milionë eurosh

Video/Makina më e shtrenjtë në histori, si duket Bugatti 19 milionë eurosh

Ka blerë vota LSI? Përgjigjet Kryemadhi: Pse morëm vendimin ekstrem

Opozita, dialog politik vetëm me qeveri tranzitore

TE FUNDIT

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
17 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Berisha...

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u vonua për shkak të...

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
17 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD, në selinë blu, ku në fokus të diskutimeve është protesta e...

Lexo më shumë

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
17 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com