Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me akuza dhe ulërima në Klan, gruaja me djalin e vogël në qiell të hapur(Video)

2023/06/26 at 9:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Me akuza dhe ulërima në Klan, gruaja me djalin e vogël në qiell të hapur(Video)

Pak ditë më parë para ambienteve të televizionit Klan është paraqitur një qytetare me iniciale S.D.  bashkë me të birin e mitur 4-vjeçar.

Ajo kërkonte ndihmë, pasi pretendonte se kërcënohej nga vjehrra dhe motra e vet. S.D. 30-vjeçare dhe i biri ishin në qiell të hapur.

Ajo bërtiste dhe kërkonte ndihmën e emisionit Stop përpara ambienteve të televizionit. Gazetarja e “Stop”, pasi kupton se gruaja në fjalë kishte probleme me ekuilibrin psikologjik, fillimisht e priti dhe e qetësoi zonjën.

“Më kërcënojnë për jetën Dushe Nasufi dhe Valbona Disha. Valbona Disha është motra, ndërsa Dushe Nasufi është gjyshja. Konflikti ka vazhduar qysh para 5 vjetësh se unë s’kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me gjyshen e burrit. Asnjëherë s’e ka miratuar lidhjen time me burrin. Vjen tani e shfaqet motra papritur, e gjej duke folur në telefon me gjyshen e burrit. Ma kanë helmuar djalin, kam bërë shumë denoncime. Gjykata e Shkodrës nuk m’i ka rënë mbrapa fare. Unë tani jetoj me ty këtu, kurrkund, në qiell. Më ndihmoni sepse nëse s’me ndihmoni ju unë do vdes rrugëve. Unë me burrin kam marrëdhënie të përkryer. Ma kanë larguar burrin. Më ndihmoni? Pse ta kem jetën në rrezik? Pse të kërcënohem? Unë dua të jem e lirë se po më shkatërrojnë familjen. Unë jam rrugëve. Po flemë rrugëve. Më kanë shkatërruar në çdo lloj ane”, thotë 30-vjeçarja S.D.

Më pas gazetarja komunikon me bashkëshortin e zonjës, i cili nuk do që të ketë të bëjë me Sidorelën, por thotë se duhet t’ia cojë djalin pasi ai vetë nuk ka kohë ta marrë.

“Kam gati 8 vjet me të që ma ka nxirrë jetën tash e 8 vjet. I kam thënë ndrysho për veten, ndrysho për familjen, ndrysho se kemi një fëmijë midis. Nuk jam kënaqur me atë lloj femre veçse ma ka nxi jetën, fjalë e shamatë. Më ka çuar nëpër polici, lloj-lloj gjërash me familjen time. Me tërë njerëzit unë jam në debat me ta veç prej saj. I kam thënë me mirëkuptim, nuk dua më, nuk më shtyhet më jeta me të se veç nëpër policira. I kam thënë shif punët e tua. Ti fëmijën s’je në terezi ta mbash, do e mbaj unë. Unë jam i kërcënuar prej XXX se ka vazhduar XXX duke na çuar nëpër polici mua, gjyshen time, tërë njerëzit. Mua s’më duket mirë, ajo tërë kohën me nerva rri”, shprehet bashkëshorti ose ish-bashkëshorti i zonjës.

Më pas komunikimi i gazetares vijoi me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhe ky fundit vë në dispozicion 5 drejtori të Bashkisë, përfaqësuesit e të cilave, bashkë me Urgjencën dhe policinë, vijnë në ambientet e Tv Klan.

-Anisa Subashi jam, Drejtoresha e Shërbimit Social Bashkia Tiranë. Sa më shkruajti kryetari. Po lidhem direkt tani edhe me Shërbimin Social Shtetëror, që mbulon edhe Shkodrën. Po e marr tani direkte atë çunin në telefon, edhe do ta sjell edhe një nga Bashkia e Tiranës. Po të sjell edhe një nga Shërbimi Social Shtetëror. Mirë? Tani!

-Alfred Muharremi, Drejtori i Shërbimit Social për Qarkun e Tiranës: Odeta, mua më vjen nga Bashkia e Tiranës, një sinjalizim, që keni kërkuar ndihmë.

-Unë jam Drejtoresha e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale. Jeni tek Klan në Kinostudio, kjo ishte pyetja. Sepse u nis makina e strukturës së mbrojtjes. Po vijmë.

-Kryetarja e Agjencisë! Unë do dërgoj një ekip tani!

Punonjësi i 112: Erdhi një patrullë, pa merak! E dërguam Odeta, e dërguam! Gjithë të mirat!

Situata mori zgjidhje për ndihmën shëndetësore dhe strehimin e Sidorelës dhe të djalit të saj 4-vjeçar.  /tvklan.al

Ju sugjerojmë

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Para
E zë poshtë zetori, humb jetën një person në Gjirokastër

22-vjeçari përplas me motor të miturën në Vlorë, përfundojnë të dy në spital

Kali ngec në gropën 4 metra të thellë, marrin helikopterin për ta shpëtuar (VIDEO)

Kali ngec në gropën 4 metra të thellë, marrin helikopterin për ta shpëtuar (VIDEO)

Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit

Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit

TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com