Aktualitet

“Më 6 mars merrni përgjigje”,Sako largohet nga Komisioni,Tabaku:Përgatisni padinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:19 - 21/02/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme në komisionin hetimor për Inceneratorët. Këtë të hënë ka dëshmuar kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako.

Sako pas disa minutash dëshmi ka braktisur mbledhjen e Komisonit Hetimor të Inceneratorëve duke mos iu përgjigjur pyetjeve në vijim.

Sako u tha demokratëve se do të merrnin përgjigjen e merituar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. “Unë nuk kam më punë këtë komision sepse keni dalë tërësisht nga objekti”, tha Sako. “Jeni komplet jashtë objektit të Komisionit Hetimor. Më 6 mars do të merrni përgjigje!”, tha Sako, duke shkaktuar reagimin e deputetëve demokratë.

Zhupa e akuzoi Sakon se ka nënshkruar një kontratë me inceneratorin e Tiranës pa tender, duke rritur kështu kostot për administrimin e mbetjeve në qytetin e Durrësit. Sako tha se çdo marrëveshje është bërë në kushtet e emergjencës mjedisore dhe se Durrësi, si qytet turistik, ka më shumë detyrim për ta mbajtur të pastër.

Pas largimit të saj nga Komisioni Hetimor, Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku ka kërkuar të përgaditet një padi ndaj Sakos pasi ka refuzuar t’iu përgjigjet deri në fund pyetjeve të komisionit.

“Ju lutem përgatisni një padi ndaj Emirjana Sakos. Për refuzimin për të dëshmuar. Se jam përpjekur maskimialisht të ruaj qetësinë. Një kallëzim i kërkoi këshilltarëve të Komisionit”, tha Tabaku./Opinion.al

Pas