Të shtunën e 4 nëntorit Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Sipas udhëzimeve të selisë rozë delegatët në orën 11:00 do të duhet të jenë tek Pallati i Kongreseve për të zyrtarizuar vendimet e Asamblesë në fillimi të sezonit të ri politik.
Mes disa vendimeve pritet edhe zyrtarizmi i Blendi Klosit, i cili u komandua përkohësisht si sekretar i përgjithshëm.
Po ashtu, Klosi pritet të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.
Sekretariati i PS i shkarkuar nga Asambleja më 26 korrik
1.Sekretar i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj