Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më 23 shkurt Gjermania zgjedh/ A rrezikohet procesi për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion?

2024/11/14 at 2:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Më 23 shkurt Gjermania zgjedh/ A rrezikohet procesi për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion?

Zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun u vendosën të jenë më 23 shkurt, një sfidë për autoritetet, si edhe një problem për partitë e vogla.


Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme në Gjermani ditët e fundit u bë objekt debatesh politike në Gjermani. Tani partia qeverisëse, SPD dhe Partia Kristiandemokrate (CDU) ranë dakord për të mbajtur zgjedhje të reja parlamentare më 23 shkurt 2025, rreth shtatë muaj më herët se sa ishte planifikuar – para se koalicioni qeverisës të rrëzohej javën e kaluar.

Kancelari Scholz do ta shtrojë çështjen e votëbesimit më 16 dhjetor. Nëse humb, siç pritet, presidenti federal ka 21 ditë kohë për të shpërbërë parlamentin. Pas kësaj, sipas ligjit, zgjedhjet duhet të organizohen brenda 60 ditësh. Më shumë se 60 milionë gjermanë kanë të drejtë votimi. Ata duhet të jenë në moshën 16 vjeç dhe të banojnë të paktën tre muaj në vit në Gjermani.

Akuza për ndikim politik ndaj drejtueses së zgjedhjeve

CDU dhe partitë e tjera opozitare fillimisht kërkuan që zgjedhjet të zhvilloheshin më herët, që në janar. Kurse kancelari Olaf Scholz kishte synuar fundin e marsit ose fillimin e prillit. Arsyetimi i tij ishte, se qeverisë i duhet kohë për të miratuar ligje të rëndësishme, pothuajse të përfunduara. Gjithashtu, autoriteteve përgjegjëse do t’u duhet kohë për të organizuar zgjedhjet siç duhet.

Drejtuesja Federale e Zgjedhjeve, Ruth Brand e konfirmoi këtë. Ajo tregoi se mund të ketë vonesa për shkak të festave të Krishtlindjeve me porositë e shtypjes së fletëve të votimit.

Opozita konservatore CDU reagoi dhe akuzoi Scholz-in se, po e vë nën presion Brand-in për të dhënë paralajmërime të tilla. Madje Jens Spahn, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU në Bundestag, foli për “influencë politike”. Një zëdhënës i Brand më pas e hodhi poshtë këtë akuzë, duke thënë, se nuk ka “asnjë udhëzim apo ndikim në pozicionin e Zyrtarit Federal të Zgjedhjeve në lidhje me zgjedhjet e reja,” tha ai.

Gabime për shkak të kohës së pakët?

Datën që është zgjedhur ndërkohë, drejtuesja federale, Brand e konsideron “të jetë shumë e realizueshme ligjërisht”. Ajo tani është përgjegjëse për emërimin e komisioneve zgjedhore. Këto vendosin për pranimin e partive në zgjedhje dhe përcaktojnë rezultatin përfundimtar pas zgjedhjeve.

Përveç kësaj, tani duhet të sigurohen hapësirat e qendrave të votimit dhe do duhet të trajnohen punonjësit e zgjedhjeve. Gjithashtu, duhet të dërgohen njoftimet për zgjedhjet dhe dokumentet e votimit me postë tek qytetarët në Gjermani .

Kemi nevojë për përgatitje të mirë, tha drejtuesi i zgjedhjeve për landin e Berlinit, Stephan Bröchler. “Bëjhet fjalë për të siguruar cilësinë e zgjedhjeve demokratike në Gjermani,” tha Bröchler. “Kjo është një e mirë e madhe dhe nuk dua që zgjedhjet të përsëriten në fund.”

Në Berlin,  zgjedhjet e vitit 2021 duhej të përsëriteshin pjesërisht për shkak të parregullsive në disa qendra votimi.

Wilko Zicht, kreu i shoqatës së pavarur “E drejtazgjedhore.de”- Wahlrecht.de, vlerëson se autoritetet tani duhet të bëjnë rreth katër muaj punë në vetëm dy muaj.

“Shkalla e gabimit rritet natyrshëm nëse nxitoni për diçka”, tha Zicht për DW. “Ndodh të mos vërehet një gabim në fletën e votimit apo mund të ketë një kompani printimi jo aq e besueshme që nuk i përgatit fletët e votimit në kohë.”

Disfavor për partitë e vogla?

Pra, autoritetet kanë shumë punë për të bërë. Po çfarë do të thotë kjo datë për partitë që tani kanë nisur fushatën zgjedhore ?

“Nuk është problem për partitë më të mëdha tani,” thotë eksperti i ligjit zgjedhor dhe ish politikani i Partisë së Gjelbër, Zicht. Ato tashmë e kanë nisur planifikimin për zgjedhjet e ardhshme. “Për momentin është më shumë një fazë ku partitë po hartojnë listat e tyre, kështu që nuk është një dramë absolute”.

Por gërat duken ndryshe për partitë më të vogla politike. Ato nuk kanë burimet dhe stafin për të krijuar shpejt listat e kandidatëve.

“Pasi të kenë emëruar kandidatët e tyre, atyre u duhet të mbledhin edhe nënshkrime që të miratohen”. Në çdo land, partitë e vogla duhet të mbledhin nënshkrime nga deri në 2,000 mbështetës në mënyrë që të lejohen të votojnë.

”Kjo është e vështirë edhe për shkak të dimrit, por do të ishin kushte shumë të padrejta për partitë shumë të vogla”, thekson Zicht.

Për këtë shkak disa parti të vogla kërkojnë që rregullat të ndryshohen dhe të mblidhen më pak nënshkrime. “Kjo pengesë është e paarsyeshme në një kohë kaq të shkurtër dhe bie ndesh me parimet e një demokracie të drejtë,” shkruajnë Partia për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Partia Humaniste në një letër të hapur drejtuar qeverisë federale dhe Bundestagut.

”Për t’u lejuar të votojmë në mbarë vendin, aktualisht duhet të mbledhim mbi 27,000 nënshkrime mbështetësish për listat tona shtetërore. Normalisht do të kishim disa muaj kohë për ta bërë këtë, deri në verë. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, ne do të kemi disa javë”.

Printim nën presion kohor

43 parti të tilla të vogla kanë marrë pjesë në zgjedhjet federale të vitit 2021. Partia Volt tani e sheh problemin kryesor në gjetjen e mjaftueshme të vullnetarëve brenda një kohe kaq të shkurtër, dhe postera të mjaftueshëm, me të cilët ajo mund të reklamojë veten.

”Ne në Volt kemi nevojë për rreth njëqind mijë postera në mbarë vendin,” është shprehur Niclas Rauch nga Volt në Schleswig-Holstein për NDR.

”Së pari ju duhet të gjeni kompani printimi që mund ta marrin këtë porosi. Të gjitha partitë e tjera duan të printojnë gjithashtu tani.” Prandaj data në shkurt është një sfidë organizative. “Por është e mundur,” tha Rauch.

Çdo problem praktik është relativisht i vogël në krahasim me problemet që mund të lindin nëse organizimi i një zgjedhjeje bëhet pjesë e debatit politik, thotë eksperti për të drejtën elektorale Zicht.

“Nëse ju delegjitimoni institucionen e pavarur zgjedhor, atëherë vërtet i vini sëpatë demokracisë sonë. Nëse rezultati i zgjedhjeve nuk konsiderohet i pavarur dhe i përcaktuar saktë, atëherë askush nuk ndihet më i lidhur me të.”

Pasojat u panë katër vite më parë në SHBA. Mosmarrëveshja mbi mashtrimin e pretenduar zgjedhor e pushtoi vendin për vite me radhë./DW



Ju sugjerojmë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Para
PD zhvillon takim me emigrantët shqiptarë të Londrës më 17 Nëntor

PD zhvillon takim me emigrantët shqiptarë të Londrës më 17 Nëntor

Buxheti 2025/ Meta nga qelia: Mliarda lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike!

Buxheti 2025/ Meta nga qelia: Mliarda lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike!

Tonin Vocaj letër kolegëve pas largimit nga detyra: Vijoni të ruani rendin me përkushtim e kurajo…

Tonin Vocaj letër kolegëve pas largimit nga detyra: Vijoni të ruani rendin me përkushtim e kurajo…
















TE FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
19 Tetor, 2025

Nënkryetari i BDI-së, një Arbër Ademi në konferencë për shtyp shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com