Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit. Lajmi është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Bëhet me doje se 200 helikopterë rusë dhe disa paratrupa u përdorën për ta vënë në kontroll. Agjensia ruse e lajmeve gjithashtu thotë se Kievi është “i bllokuar nga Perëndimi”.
Forcat ukrainase janë duke zhvilluar luftime të ashpra me trupat ruse në Oblolon, vetëm 9 kilometra larg qendrës së Kievit. Ndërkohë njerëzve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi./Opinion.al