Aktualitet

Me 2 pushkë dhe 1,572 fishekë në banesë, arrestohen dy vëllezërit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 12/09/20 |
Al Do

Policia e Kolonjës ka sekuestruar 1572 fishekë pa leje gjatë një aksioni ku ranë në pranga dy vëllezër.

Pas njoftimit të marrë se në fshatin Novoselë, kishte të shtëna me armë zjarri, policia kan organizuar punën për identifikiminn, kapjen e autorëve.

Ata janë identifikuar por gjatë kontrollit të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos i shoqëruar në Komisariat.

Por pas ndërhyrjes së Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, u bë kapja dhe prangosja e shtetasve:

S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, (vëllezër), banues në Novoselë.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën e sekuestruan dy armë zjarri tip pushkë, një pistoletë tip “Zastava” me 4 fishekë, si edhe 1572 copë fishekë, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pas