Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore e 34 personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Protestuesit do të njihen sot me masën e sigurisë.
Sikurse shihet në fotot e mëposhtme ata janë shfaqur në seancë të qeshur dhe me dy gishtat lart. Ndërkohë edhe pse në gjykatë nuk kanë munguar thirrjet “Basha ik”.
Në kërkesën e depozituar të martën prokuroria ka kërkuar lënien në arrest shtëpie për 5 nga personat e arrestuar, ndërsa për 29 të tjerë kërkohet masa detyrim paraqitje.
Mes personave të ndaluar dhe të pranishëm në sallën e gjyqit është edhe këngëtari Stresi./Opinion.al