Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka njoftuar se sot është mbledhur bordi i monitorimit dhe transparencës së çmimit të produkteve të shportës.
Ibrahimaj u pyet dhe për deklaratën që bëri në emisionin “Opinion”, e cila tha se me 130-140 euro në muaj një qytetarë në vendin tonë nuk konsiderohet i varfër. Ministrja tha se i është përgjigjur një pyetje për një tregues statistikor.
“Sot jemi për të folur për krizën, deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor. Kam teknikalitet në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues , por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat. Sot është momenti për të folur për produktet e shportës.”- tha Ibrahimaj./Opinion.al