PD i kërkon Kuvendit një seancë të posaçme me pyetje-përgjigje ditën e mërkure për çështjen “McGonigal”.
Demokratët kërkojnë që seanca të zgjasë një orë dhe pyetjet ti dërgohen kryeministrit Edi Rama dhe Këshillit të Ministrave.
Çdo deputet ka të drejtën e një pyetje, ndërsa kreu i qeverisë të ketë jo më shumë se 5 minuta kohë për t’iu përgjigjur.
Po ashtu, në këtë kërkesë, 13 deputetët e PD kanë paraqitur edhe pyetjet e tyre ndaj Ramës lidhur me marrëdhënien dhe takimet që ka zhvilluar me ish-zyrtarin e FBI, McGonigal.