Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

McGonigal, Meta konfirmon njohjen me Nezën dhe Duçkën: Si ai kam 200 kushërinj

2023/01/31 at 9:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
McGonigal, Meta konfirmon njohjen me Nezën dhe Duçkën: Si ai kam 200 kushërinj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka konfirmuar njohjet e tij personale me protagonistët e dosjes së ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal, mes të cilëve Agron Neza, i identifikuar si “Personi A” në dosjen në fjalë dhe Dorian Duçkën.

Në A2 CNN, Meta pohoi se z. Neza e njeh prej të vëllait, Agim Neza, të cilin e ka pasur zëdhënës personal gjatë kohës kur ka qenë në krye të Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, ai pranoi gjithashtu njohjen edhe me Dorian Duçkën. Për këtë të fundit tha: Si Doriani unë kam nja 200 kushërinj, por çuditërisht asnjë tjetër nuk zgjodhi z. Rama ta kishte si këshilltar pa pagesë.

Teksa po flisnim për dosjen, z. Meta, ju thatë që “nuk po përmendim emra”, megjithatë ne këto ditë i kemi përmendur dhe shqyrtuar emrat, të cilët u zbuluan të jenë protagonistët ose inicialet e kësaj dosjeje famoze. Agron Nezën “Personin A” e keni njohur ndonjëherë nga afër?

Po unë e kam njohur “Personin A”, zotin Agron Neza si vëllai i këshilltarit tim të ndjerë për mediat, zëdhënësi im, zotin Agim Neza, i cili ka qenë zëdhënësi im në kohën që unë kam qenë ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë. Kështu që kjo është e vetmja njohje e imja me zotin Neza në këtë lloj raporti.

Për më tepër që me familjen Neza kam një raport të hershëm, që nga Zenel Neza që ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë së Tropojës, në vitin 1992, edhe me shumë të tjerë.

Ndërkohë, emri tjetër që përmendet në akuzën ndaj agjentit të arrestuar të FBI-së është gjithashtu shqiptar, është protagonisti Dorian Duçka, të cilin ju nuk e keni përmendur me emër, por si bashkëpunëtor të Edi Ramës. Është folur për lidhjet e tij me ju gjatë kohës kur keni qenë në qeverisje. Por, zonja Kryemadhi foli edhe për lidhjet tuaja familjare, në fakt i konfirmoi ato, jo vetëm me ju, por edhe me eksponentë të mazhorancës. A ju pengon kjo pjesë në denoncimin e kësaj çështjeje, apo nuk iu komplekson emri “Duçka” në këtë mes?

Absolutisht. Së pari nuk ka se si të më kompleksojë. Së dyti kam vënë re disa spekulime për ta paraqitur gjoja si një njeri, që meqenëse ka shërbyer për LSI-në në të kaluarën, apo ka një lidhje familjare me mua, është si rezultat i këtij raporti, edhe njeri kaq i afërt i zotit Rama.

Mendoj që ky është një mashtrim publik me qëllime justifikimi për përgjegjësinë e Edi Ramës në gjithë orkestrimin e këtij skenari mafioz për korruptimin e zyrtarëve ndërkombëtarë, dhe mund t’ju them se, si Doriani unë kam nja 200 kushërinj, por çuditërisht asnjë tjetër nuk zgjodhi z. Rama ta kishte si këshilltar pa pagesë. Kështu që besoj që është shumë e qartë.

Natyrisht që ka edhe një malinjitet, sepse ai është përpjekur ta përdorë atë në ato lidhje ndërkombëtare që ai ka pasur, sigurisht duke thënë që, “ja ku është kushëri edhe i filanit”. Personi në fjalë është edhe kushëri i ministres së z. Rama, zonjës Etilda Gjonaj, por s’mund të akuzoj zonjën Etilda që ka ajo përgjegjësi për çdo veprimtari të Dorianit, apo jo?

Në rastin konkret, çdo përpjekje për të sfumuar përgjegjësinë e arkitektit dhe orkestruesit të shndërrimit të Shqipërisë, e sidomos të qeverisë dhe zyrës së Kryeministrit, në një qendër rekrutimi të zyrtarëve më të lartë e të rëndësishëm të vendeve aleate dhe perëndimore me qëllim përdorimin e tyre kundër opozitës, kundër demokracisë, kundër shtetit të së drejtës, vetëm për qëllime të brendshme dhe për të çimentuar regjimin e tij të korrupsionit, pra të gjitha këto përpjekje duhen hetuar deri në fund. Dhe duhet çmontuar i gjithë ky sistem duke vendosur secilin përpara përgjegjësisë për atë që i takon.

 

 

Ju sugjerojmë

Donald Trump gati të rikandidojë për president
Bota

Hetimet në Nju Jork ndaj Trump, çfarë dihet deri tani

22 Mars, 2023 5:49 pm
Erdogan: “JO” Suedisë dhe Finlandës në NATO. Janë njoftuar vendet aleate
Bota

Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore

22 Mars, 2023 5:17 pm
Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
Bota

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

22 Mars, 2023 4:39 pm
Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
Politikë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

22 Mars, 2023 4:31 pm
Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
Bota

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

22 Mars, 2023 4:24 pm
Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024
Sport

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024

22 Mars, 2023 4:14 pm
Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?
Bota

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

22 Mars, 2023 4:07 pm
Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan
-Jetë dhe Stil

Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan

22 Mars, 2023 3:37 pm
Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën
Bota

Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën

22 Mars, 2023 3:26 pm
Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti
Sport

Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti

22 Mars, 2023 3:16 pm
Para
Bie nga kali teksa e sulmojnë qentë, ndërron jetë një person në Kolonjë

Bie nga kali teksa e sulmojnë qentë, ndërron jetë një person në Kolonjë

Berisha akuza Ramës: E shndërroi Shqipërinë në shtet droge

PD mban protestën kombëtare më 11 Shkurt

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 1 shkurt 2023





TE FUNDIT

Hetimet në Nju Jork ndaj Trump, çfarë dihet deri tani

Donald Trump gati të rikandidojë për president
22 Mars, 2023

Prokuroria e Manhatanit pritet të vendosë brenda disa ditësh nëse do të ngrejë ose jo akuza kundër ish-Presidentit Dondal Trump...

Lexo më shumë

Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore

Erdogan: “JO” Suedisë dhe Finlandës në NATO. Janë njoftuar vendet aleate
22 Mars, 2023

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të përballet me provën më të madhe të udhëheqjes së tij 20-vjeçare në...

Lexo më shumë

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
22 Mars, 2023

Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të shtetit. Këto vlerësime janë bërë...

Lexo më shumë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
22 Mars, 2023

Gjetja e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 Majit është një tjetër sfidë për PD e drejtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com