Kronikë

Mbytja e foshnjes në Korçë, fëmija ishte i gjallë kur nëna e futi në valixhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 30/05/22 |
Opi Nion

Pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur në Korçë ku një foshnjë u gjet e pajetë në valixhe, në dollapin e shtëpisë kanë dalë edhe rezultatet e ekspertizës.

Sipas Klan News, Instituti i Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se foshnja e gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë.

Mësohet se fëmija ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare Valmira Hasimllari, e cila vuan nga sëmundje e rëndë e shëndetit mendor.

Mostrat e foshnjës së gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë.

Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të vijuar më tej hetimet për 40-vjeçaren.

Pas