Një varkë me refugjatë është mbytur sot në detin Egje, ku deri më tani raportohet se kanë humbur jetën nënte persona, ndërsa të paktën tre të tjerë rezultojnë të zhdukur. Nga personat që humbën jetën 5 ishin fëmijë dhe 4 gra.
Varka ishte drejtuar për në Greqi. Nuk ka ende informacione se prej nga ishin nisur, por mendohet se nga një shtet i Afrikës Veriore. Disa persona të tjerë që ishin në varkë u shpëtuan dhe u vendosën pranë qytetit turk Ayvalik./Opinion.al