Një pushues nga Kosova u mbyt sot në plazhin e Velipojës. Policia tha se sot rreth orës 11.30 ka mbetur në det shtetasi B. A, 76 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Pasi është nxjerr nga uji, ju dha ndihma mjeksore në Qendrën Shëndetsore Velipojë por në ora 12.05 ka ndërruar jetë.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.