Një 47-vjeçar dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten, sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë.
Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit. Por fatkeqësisht 60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./Opinion.al