Një fëmijë 10 vjeç është mbytur në një rezervuar në Fushë Arrëz.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Iballë.
Sipas “News24” fëmija dyshohet se është mbytur aksidentalisht pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë në rezervuar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së 10-vjeçarit.