Një person është gjendur i mbytur në rezervuarin e Koshnicës.
Bëhet me dije se personi i mbytur është një mashkull i moshës 58-vjeçare, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Ndër të tjera mësohet se ai vuante nga zemra dhe dyshohet që i ka rënë infarkt gjatë futjes në rezervuar.
Sipas News24, viktima dyshohet se është personi që kishte marrë me koncesion rezervuarin. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./Opinion.al