Një turiste serbe e cila kishte ardhur me pushime në vendin tonë, është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.
“Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasja serbe D. S., 60 vjeçe”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al