Një fëmijë është mbytur tek liqeni i Farkes ndersa trupi ende nuk është gjetur. Fëmija 12 vjeç me iniciale D.D. ka rënë aksidentalisht në ujerat e liqenit ne periferi te Tiranes.
Policia njoftoi se: “Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur. Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht”.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.