Mbi 50 persona kanë mbetur të vdekur, pasi një anije është fundosur në ujërat ndërkombëtarë në bregun e Tunizisë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Afrique Presse, 16 të tjerë kanë mundur të shpëtojnë.
16 personat e mbijetuar u shpëtuan nga një peshkatar i cili ndodhej pranë zonës ku u mbyt anija me emigrantë.
Anija e mbushur me emigrantë ishte nisur nga Libia në drejtim të Evropë.
Vitet fundit qindra emigrantë janë mbytur teksa përpiqen të shkojnë në Europë./ Opinion.al E.Xh.