Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Plazhin e ri në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.
Një 72-vjeçar është mbytur në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve, personi që ka humbur jetën është identifikuar si Mitat Deraj.
I moshuari është transportuar në spital pa shenja jete. Ndërkohë, autoritete po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.