Një 45-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja dyshohet se është aksidentale. Viktima është identifikuar si E.B., Banues në Korçë.
“Më datë 06.09.2022, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.