Një 40-vjeçar mësohet të jetë mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.
Ka qenë një telefonatë e drejtuar bluve që ka njoftuar se 40-vjeçari me iniciale V.K ishte mbytur akidentalisht.
Aktualisht policia dhe forcat speciale RENEA po bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit të tij.
Njoftimi i Policisë:
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.
Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh./Opinion.al/