Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllja nga koronavirusi, si u rrit popullariteti i liderëve europianë

2020/05/22 at 2:27 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Rinovohet traktati i Elizesë

Nga Matthew Holroyd-


Udhëheqësit europianë kanë kapur numrat më të lartë të sondazhit gjatë pandemisë së koronavirusit, pavarësisht se në shtetet e tyre, shifrat e vdekjeve kanë qënë ndër më të lartat për frymë në botë.

Të dhënat e fundit të sondazhit tregojnë se partitë qeverisëse në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali dhe Francë kanë pasur një ngritje të popullaritetit gjatë bllokimeve kombëtare.

“Kjo është kriza më e rëndë që ka goditur Europën që nga Lufta e Dytë Botërore,’- tha Daniele Albertazzi, një shkencëtar politik nga Universiteti i Birmingham. ‘Është e ditur se në kohë krize, njerëzit priren të të jenë më nacionalista dhe të përkrahin qeverinë prezente.”

Disa përdorime të metaforave të ‘kohës së luftës’ nga ana e qeverisë europiane, gjithashtu mund t’i kenë ndihmuar ata të shmangin kundërshtimet e qytetarëve dhe të ruanin popullaritetin e tyre gjatë pandemisë COVID-19, duke bindur njerëzit që duhet të bashkohen, për të mposhtur virusin.

“Qeveritë kanë qenë shumë të zgjuara në shfrytëzimin e kësaj situate dhe përdorimin e metaforave që kujtojnë njerëzit për periudhat e kohës së luftës, kështu që virusi është bërë një armik që popullsia duhet të mposhtë duke luftuar së bashku”.

Suporti ndaj kryeministrit Boris u rrit?

Sipas Opinium, popullariteti i Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar u rrit nga 49% para se të praktikohej bllokimi, në 54 % më pas. Hapësira e popullaritetit e Partisë Konservatore mund të shpjegohet me efektin e mbledhjes përreth flamurit, që thotë se në periudhë krize, qeveritë përkrahen dhe suportohen nga njerëzit.

Por gjithashtu mund të lidhet me simpatinë ndaj kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, i cili ishte shtruar në spital me COVID-19, në 5 prill dhe më vonë kaloi kohë në kujdes intensiv.

Efekti i mbledhjes përreth flamurit në Mbretërinë e Bashkuar. Përkrahja më e lartë në prill, në kulmin e shpërthimit

Macron dhe Merkel fitojnë

Ndërkohë, në Francë, vlerësimet e presidentit Macron u përmirësuan me një mesatare prej 10% pasi vendi vendosi një bllokim kombëtar në 17 mars. Numrat kanë rënë gjatë rrjedhës së bllokimit, por Macron akoma gëzon vlerësime margjinalisht më të larta sesa para pandemisë COVID-19.

Gjatë fjalës së tij për të imponuar bllokimin, Macron përsëriti shprehjen ‘nous sommes en guerre’ (Ne jemi në luftë).

Por rritja më e dukshme e mbështetjes për qeverinë është në Gjermani, ku imazhi i Merkel është rritur, që nga fillimi i marsit, nga 24% në 38 % të votave.

Si dolën liderët në Itali dhe Spanjë?

Mbështetja për kryeministrin italian, Giuseppe Conte, gjithashtu është rritur, ndërsa partitë në pushtet: social demokrate në Danimarkë, Suedi dhe Portugali ishin përmirësuar të gjitha me të paktën 4% në sondazhet e opinioneve, deri në fund të marsit.

Në Spanjë, opinioni publik rreth Partisë Socialiste të Punëtorëve të Pedro Sanchez (PSOE) u ul një javë para se bllokimi kombëtar të prezantohej në 14 mars, por gradualisht është përmirësuar në prill, sipas ElectoPanel.

A do të zgjasë ky sukses?

Analistët sugjerojnë se këto numra pozitivë për qeveritë nuk do të mbahen, teksa pandemia e COVID-19 vazhdon. Ky ‘efekt protestues’ i mbështetjes së publikut për qeveritë ‘tani duket se po zvogëlohet ndërsa votuesit fillojnë të vënë në dyshim qeveritë e tyre’, tha Goodëin.

‘Emmanuel Macron dhe Donald Trump, për shembull, tani vuajnë në sondazhe më shumë, sesa kur ishin në fillim të krizës. Kjo është e rëndësishme sepse ne e dimë që perceptimi i kompetencës – a po menaxhon me kompetencë lideri një çështje të rëndësishme? – është shumë i rëndësishëm për mënyrën se si njerëzit votojnë,’- shtoi Goodwin. Ndërsa javët kalojnë, njerëzit do të fillojnë të kuptojnë efektin e madh financiar të krizës dhe gjithnjë e më shumë shfaqen histori në lidhje me keqpërdorimin e pandemisë dhe gabimet e mëdha që u bënë nga qeveritarët.

Popullistët bien, por do të kthehen së shpejti

Të dhënat e Zgjedhjeve të Europës, kanë treguar gjithashtu, se një numër i partive populliste në të gjithë Europën kanë rënë në sondazhet e opinioneve.

Lega Nord e Matteo Salvini ka rënë me afërsisht 4% që nga muaji shkurt, ndërsa VOX España, Alternative für Deutschland (AfD) dhe Marine le Pen’s Rassemblement National në Francë gjithashtu pësuan një rënie.

Por analistët presin që populistët të rifillojnë komunikimet e tyre së shpejti, edhe pse ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme./Opinion.al

Etiketa: covidMacronmerkel


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
A do largohet PD nga tryeza e reformës? Flet Basha

A do largohet PD nga tryeza e reformës? Flet Basha

Reforma Zgjedhore, Rama: Këto janë dy pikat e panegociueshme

Platforma, Rama-Metës: Nuk gënjej dhe nuk quhem Yuri Kim

Mesazhi i Yuri Kim: SPAK duhet të ketë sukses

Deklaratat e Bashës për reformën zgjedhore, reagojnë Yuri Kim dhe Soreca
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com