Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes/ PD: Dështim i Ramës me arsimin

2022/01/21 at 11:19 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes/ PD: Dështim i Ramës me arsimin

Deputetja e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Komisionit të Arsimit, Merita Bakiu në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me vendimin e ministres Kushi për të mbyllur shkollat për 3 ditë.

Mbyllja e shkollave do të bëhet për 3 ditë të javës së ardhshme për shkak të temperaturave të ulëta që pritet të mbërthejnë vendin tonë. Sipas deputetes Bakiu, mbyllja e shkollave për shkak të dimrit tregon një dështim të qeverisë së Ramës në arsim.

“Të hënën, të martën dhe të mërkurën qeveria ka lajmëruar së do të jetë ftohtë dhe me ketë rast ka mbyllur shkollat nga veriu në Jug. Partia Demokratike gjykon se kjo nuk është një masë që u shërben fëmijëve.

Mbyllja e shkollave për shkak se në dimër bën ftohtë, është një dështim i jashtëzakonshëm i qeverisë së Edi Ramës me arsimin. Në 8 vjet, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hap përpara për të rritur cilësinë në arsim, por qeveria e Edi Ramës nuk ka siguruar as kushtet minimale për ngrohje në shkolla.

Të njëjtën situatë e kemi denoncuar edhe vjet, edhe para dy vitesh, por siç shihet nuk ka ndryshuar asgjë. Masa e vetme për fëmijët është mbyllja e shkollave më vend të krijimit të kushteve normale për të mësuar edhe në dimër.

Prindërit dhe nxënësit në Bashkinë e Tiranës pyesin çfarë u bë me 35 milionë euro që Erion Veliaj mblodhi 6 vitet e fundit si taksë lër infrastrukturën në arsim? A siguroi ai ngrohje në shkollat e kryeqytetit? Fakti që shkolla po mbyllet 3 ditë me radhë se do të bëka disi ftohtë në kulmin e dimrit, tregon që 35 milionë eurot e mbledhura nga taksa ekskluzive për arsimin nuk shkuan për të ndërtuar një sistem funksional për ngrohjen e shkollave.

Megjithatë, Erion Veliaj nuk ka hequr dorë nga tenderat prej miliona lekësh, qe nuk duhet ku përfundojnë. Për këtë vit shkollor Erion Veliaj ka tenderuar mbi 175 mijë euro për ngrohje, por shkollat do të mbyllen, se ngrohje nuk ka. Sistemet e kaldajave nuk punojnë, rrjeti elektrik nuk mban ngarkesë. Dhe kur kjo gjendje është në zemër të kryeqytetit, çfarë mund të pritet në zona më të thella?

Për shembull, të shohim Bashkinë e Dibrës, ku shumë shpejt do të ketë edhe zgjedhje. Edhe këtu janë tenderuar 105 mijë euro për ngrohje, megjithatë shkollat nuk kanë ngrohje dhe do të mbyllen nga i ftohti.

Ka edhe nga ato bashki të cilat as që kanë marrë ndonjë masë për ngrohje, duke bërë shpenzime minimale për nxënësit. Durrësi dhe Lushnja, ku do të ketë zgjedhje më 6 mars, mbajnë rekord për neglizhencë kriminale për të siguruar ngrohje në shkolla.

Më pak se 30 mijë në të dyja bashkitë janë shpenzuar për të garantuar kushtet minimale të mësimit në shkolla, që fëmijët të mos rrinë me xhupa dhe me doreza apo që orët të mos bëhen të shkurtuara për shkak të ngricës në klasa.

Këto ditë dimri po faktojnë se politika e qeverisjes së Edi Ramës me shkollat është një turp kombëtar! Shikoni dhe një kontrast tjetër të tmerrshëm, që tregon sa i pandjeshëm është Edi Rama për arsimin dhe sa të dështuar e nxjerrin këto 3 ditë dimri me shkolla të mbyllura për shkak të të ftohtit.

Për të siguruar një sistem modern konficionimi me ngrohje dhe ftohje, Edi Rama ka shpenzuar rreth 1 milionë e gjysëm euro për kryeministrinë, ndërsa fëmijët tanë detyrohem nga qeveria të qëndrojnë pa mësim nga mungesa e ngrohjes në shkolla. 

Të dashur prindër!

Kur fëmijët të rrinë në shtëpi me detyrim se shkollat nuk kanë ngrohje,  kujtoni se kryeministri i vendit ka shpenzuar 1.5 milionë euro vetëm për instalim kondicionerësh.

Pabarazia, padrejtësia, pashpirtësia është ulëritëse! Ne së bashku duhet t’i japim fund kësaj gjendje! Le ta nisim që në 6 mars ndryshmin për hir të fëmijëve tanë! Të ndryshojmë qeverisjen vendore për te arritur më pas tek qeveria qendrore!”-është shprehur deputetja e PD./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
Reshje të dendura bore në Dibër, mbyllet përkohësisht rruga e Arbrit

Reshje të dendura bore në Dibër, mbyllet përkohësisht rruga e Arbrit

Zgjedhjet e pjesshme lokale/PD apo Komisioni i Rithemelimit? Përgjigjet Celibashi

Zgjedhjet e pjesshme lokale/PD apo Komisioni i Rithemelimit? Përgjigjet Celibashi

Kë njihni si kryetar të PD zyrtarisht? Celibashi: S’kam droje për të thënë…

Kë njihni si kryetar të PD zyrtarisht? Celibashi: S’kam droje për të thënë...

TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com