Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njofton se pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 39.16 për qind.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 48.78%.
Pra sipas të dhënave në faqen zyrtare, nga 1 milionë e 970 mijë e 944 persona me të drejtë vote, kanë votuar 642 mijë e 838.
Ndërkohë, Exit Pollet e para nga mediat në Kosovë kanë treguar Lëvizjen Vetëvendosje me rezultatin rreth 40 për qind.