Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllja e pjesshme e qeverisë në SHBA sjell konfrontime politike

2019/01/18 at 7:52 PM
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllja e pjesshme e qeverisë në SHBA sjell konfrontime politike

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e 28 dhe është e paqartë nëse po shkon drejt fundit. Ajo që shihet qartë është se situata e bllokuar po karakterizohet nga konfrontime politike. E tillë ishte manovra e re e Presidentit Trump për të detyruar Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi të anulonte një udhëtim jashtë vendit.

Kryetarja e Dhomës, Pelosi duhej të nisej dje për një udhëtim të planifikuar Afganistan dhe Bruksel, por ajo dhe disa anëtarë të Kongresit u detyruan të kthehen në kryeqytet, pas marrjes së një letre të Presidentit Trump, i cili ua shtynte udhëtimin për shkak të mbylljes së qeverisë. Zoti Trump e quante udhëtimin diçka që i shërbente “marrëdhënieve me publikun”.

“Duke qenë se ajo është Kryetare e Dhomës dhe meqenëse vendi është me qeveri të mbyllur, nuk mendoj se udhëtimi është i përshtatshëm,” thotë republikani McCarthy.

Kongresmeni demokrat Adam Schiff e qortoi zotin Trump që, sipas tij, dëmtoi sigurinë e delegacionit:

“Mendoj se vendimi i presidentit për të dhënë njoftim rreth një udhëtimi që kryetarja e Dhomës bën në një zonë lufte ishte krejtësisht i papërgjegjshëm.”

Vetë Presidenti Trump udhëtoi për në rajon muajin e kaluar në kushtet e sekretit të plotë për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Zonja Pelosi, si Kryetare e Dhomës vjen e treta në rangun udhëheqës të vendit, pas Zëvendës Presidentit.

Shkëmbimi i mesazheve të hidhura midis Shtëpisë së Bardhë dhe kryetares së Dhomës tregojnë se mbyllja e pjesshme e qeverisë federale, e cila po hyn në javën e pestë, nuk po sheh shenja pozitive në horizont.

Mbyllja u shkaktua nga një konfrontim midis demokratëve dhe republikanëve rreth financimit të një muri përgjatë kufirit me Meksikën.

Presidenti Trump ka kërkuar më shumë se 5 miliardë dollarë para të taksapaguesve për financimin e murit, ndërsa demokratët kanë ofruar 1.3 miliardë për sigurinë e kufirit, por jo për ndërtimin e një muri./VOA/

Etiketa: konfrontime politikembyllja e pjeshmeqeveriashba

Ju sugjerojmë

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë
Bota

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

23 Gusht, 2025 5:32 pm
E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat
Bota

E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat

23 Gusht, 2025 5:18 pm
Rusia sulmon me breshëri dronësh Ukrainën
Bota

Rusia sulmon me breshëri dronësh Ukrainën

23 Gusht, 2025 4:22 pm
Dorëhiqet ministri holandez, Parlamenti nuk votoi sanksionet ndaj Izraelit
Bota

Dorëhiqet ministri holandez, Parlamenti nuk votoi sanksionet ndaj Izraelit

23 Gusht, 2025 3:58 pm
I pari në Evropë, Danimarka miraton ligjin për mbrojtjen e identitetit dixhital
Bota

I pari në Evropë, Danimarka miraton ligjin për mbrojtjen e identitetit dixhital

23 Gusht, 2025 3:48 pm
Dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit
Bota

Dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

23 Gusht, 2025 3:28 pm
Portugalia shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem
Bota

Portugalia shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

23 Gusht, 2025 3:25 pm
Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së
Bota

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

23 Gusht, 2025 3:25 pm
Lavrov: Kemi blerës të tjerë për naftën dhe gazin, nuk duam luftë në Europë
Bota

Moska shuan shpresat për takim të shpejtë Putin-Zelenski

23 Gusht, 2025 3:25 pm
Bashkëshortja e Erdogan thirrje Melani Trump: Dërgojini një letër Netanyahut…
Bota

Bashkëshortja e Erdogan thirrje Melani Trump: Dërgojini një letër Netanyahut…

23 Gusht, 2025 3:20 pm
Para
Konsumimi i rregullt i arrave ju mbron nga çrregullimi i rrahjeve të zemrës

Arrat/ Ilaçi më i mirë për problemet tuaja, ja pse duhet t'i konsumoni

Ja ilaçi që shkakton tumorin në buzë

Ja ilaçi që shkakton tumorin në buzë

Foto/ Mbi 60 vjeç, por është shpallur femra më joshëse

Foto/ Mbi 60 vjeç, por është shpallur femra më joshëse

TE FUNDIT

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan
23 Gusht, 2025

I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit...

Lexo më shumë

Kush ishte Artur Zheji?

Kush ishte Artur Zheji?
23 Gusht, 2025

Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant
23 Gusht, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtarë në lidhje me ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Artur Zheji. Në...

Lexo më shumë

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë
23 Gusht, 2025

Në Gjermani po debatohet mundësia e dërgimit të ushtarëve për një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse në Ukrainë, pas sugjerimeve për një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com