Në vazhdën e kritikave ndaj qeverisë së Kosovës për aksionin në veri, ku u mbyllën disa struktura paralele serbe, ka ardhur një reagim edhe nga NATO, i cili ka përmendur dhe Rezolutën 1244.
Zëdhënësja e NATO’s, Farah Dakhlallah deklaron se janë të zhgënjyer pasi nuk janë koordinuar me KFOR-in dhe do të mbrojnë të gjitha komunitetet në Kosovë.
Më tej, Dakhlallah thotë se duhet de-përshkallëzim dhe angazhim i plotë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
“Shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, thuhet në reagim.