Aktualitet

Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 04/10/22 |
Opi Nion

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”.

Mësohet se Gjykata Administrative e shkallës së parë në Tiranë vendosi të shtyjë seancën pasi Fondacioni Gylistan kërkoi që të ishte i pranishëm si palë e tretë qeveria, pra Këshilli i Ministrave.

Ditën e sotme ishte paraqitur si palë e tretë vetëm Ministria e Arsimit.

Sakaq, është vendosur që seanca e radhës të zhvillohet të premten, më 7 tetor.

Kolegji “Mehmet Akif Ersoy” u mbyll me arsyetimin se shkeli ligjin./Opinion.al

Pas