Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”.
Mësohet se Gjykata Administrative e shkallës së parë në Tiranë vendosi të shtyjë seancën pasi Fondacioni Gylistan kërkoi që të ishte i pranishëm si palë e tretë qeveria, pra Këshilli i Ministrave.
Ditën e sotme ishte paraqitur si palë e tretë vetëm Ministria e Arsimit.
Sakaq, është vendosur që seanca e radhës të zhvillohet të premten, më 7 tetor.
Kolegji “Mehmet Akif Ersoy” u mbyll me arsyetimin se shkeli ligjin./Opinion.al