Është mbyllur zyrtarisht votimi në 21 komuna të Kosovës ku u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Në këto zgjedhje patën të drejtë vote 1.2 milionë qytetarë. Ndërkohë në media janë publikuar projeksionet e para të exit polleve.
Sipas Exit Pollit të realizuar nga Albania Post dhe Instituti Source, duhet se Prishtina do të kthehet tek LDK pas 8 vitesh, ku Përparim Rama ka 50.98% dhe Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje ka 49.02 të përqindjes së përgjithshme.
Duket se Vetevendoja nuk arrin të marr as Prizrenin ku sipas të njëjtit Exit Poll, Shaqir Totaj i PDK udhëheq rezultatin.
Duket se në Gjakovë do të mbetet Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i favorizuar nga Exit Pollet deri tani, ndërsa me 53.0%, ndërsa andidatja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është në shifrën e 47.0%.
Sa i përket Podujevës, Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni llogaritet në 50.4% të votave përballë rivalit të Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqin, i cili llogaritet në 49.6% të votave./Opinion.al