Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet Volley 2021 nga BALFIN Group, më i madhi i një kompanie private

2021/07/06 at 4:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllet Volley 2021 nga BALFIN Group, më i madhi i një kompanie private

Beteja e së hënës për trofeun e Kampionatit të Volejbollit të Grupit BALFIN ishte historike, me Mane TCI që triumfoi mbi Neptun, 5 herë kampion. Ajo që në fillim dukej se ishte një tjetër fitore e padiskutueshme e Neptun, doli të jetë një sukses befasues por i merituar nga Mane TCI. Lojtarët ofruan një ndeshje fantastike që mbajti shikuesit në ankth. Nga ana tjetër, rivaliteti nxiti brohoritje dhe energji të pakrahasueshme nga tifozët mbështetës të secilës skuadër.

Neptun fitoi dy setet e para (15-25; 19-25), por Mane TCI tregoi shpejt vendosmëri për të përmbysur rezultatin, duke fituar tre setet e fundit me një luftë të fortë (25-20; 25-13; 15- 11).

Në edicionin e këtij viti, 12 ekipe dhe 179 lojtarë morën pjesë nga kompanitë e Grupit BALFIN, duke shfaqur punë skuadre të pametë, përpjekje dhe kurajo. Në fund të ndeshjes, para se të festohej zyrtarisht për ekipin fitues, gjyqtari, Artan Pogoni, një trajner i njohur kampion dhe partner i vjetër i BALFIN në organizimin e BALFIN Volley, dha çmimet për lojtarët dhe ekipet më të dalluara dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për punën e tyre të palodhur. Risi e këtij viti është se këto dy skuadra do të luajnë kundër dy ekipeve finaliste të turneut kosovar në shtator në Tiranë, Jumbo Kosova dhe Neëco Ferronikeli, për të shpallur titullarin e Kampionatit Ndërkombëtar BALFIN 2021.

Kapitenia e Mane TCI, Eugesta Jazi, që u shpall edhe si lojtarja më e mirë femër e turneut, u shpreh tepër entuziaste për këtë arritje të ekipit të saj: “Jemi shumë të lumtur për fitoren e merituar! Nga eksperienca e viteve të mëparshme jemi spikatur si një ekip simpatik, luftarak e bashkëpunues, ku shpirti i skuadrës ishte pika jonë më e fortë. Pasi kuptuam këtë u fokusuam në përmirësimin e aftësive tona teknike. I gjithë ekipi ka sakrifikuar shumë duke ardhur në stërvitje rregullisht me një qëllim të vetëm, të bënim diferencën. Edhe pse për shumë ishte e pamundur, ne që në fillim kishim objektiv vetëm fitoren. Njohëm shumë mirë njeri-tjetrin, aftësitë e gjithsecilit por mbi të gjitha njohëm kufijtë tanë – ne nuk kishim kufij!”

Kapiteni i Neptun, Blendi Dashi, u mundua që ta mbajë lart moralin e shokëve dhe shoqeve të skuadrës: “Humbja është pjesë e lojës. Nëse nuk humbasim kurrë, asnjëherë nuk testohemi në të vërtetë dhe nuk detyrohemi që të rritemi. Shihemi sërish në kampionatin e radhës.”

Gjatë dhënies së kupës ekipit kampion, Agim Fjolla, Drejtor i Komunikimit në Grupin BALFIN u shpreh: “Përgëzime të gjithë pjesëmarrësve, të 12 ekipeve, që na rikthyen shpresën në këtë kampionat të parë pas pandemisë. Edhe BALFIN Volley ishte si Euro 2020, që u shty me një vit. Kampionati i Volejbollit përbën një nga aktivitetet kryesore socializuese të Grupit BALFIN që ka pjesëmarrje masive jo vetëm për të luajtur por edhe për të mbështetur kolegët me tifozllëk. Urime ekipit fitues!”

Ngritja e moralit midis punonjësve është një komponent thelbësor në suksesin e çdo organizate, dhe kënaqësia dhe mirëqenia e punonjësve është një përparësi në rritje e Grupit BALFIN. Aktivitetet sportive promovojnë punën në ekip dhe nxisin një ndjenjë të lidhjes midis punonjësve. Ky front i unifikuar ka qenë qëllimi i Kampionatit të Volejbollit të BALFIN që nga fillimi. Grupi BALFIN kërkon standardin më të lartë në rregullimin e këtij kampionati, ku pjesëmarrësit përforcojnë vlerat e lojës së ndershme, solidaritetit dhe shpirtit të ekipit, dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në vitet që vijnë, duke ndikuar në kulturën e korporatave në rajon.

Ju sugjerojmë

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

9 Shkurt, 2026 10:57 am
Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

9 Shkurt, 2026 10:48 am
Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

9 Shkurt, 2026 10:31 am
Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

COVID në Shqipëri/ Regjistrohen 7 raste të reja, prej ditësh asnjë viktimë

Gjobiten 2212 drejtues mjetesh, pezullohen 48 leje drejtimi

Gjobiten 2212 drejtues mjetesh, pezullohen 48 leje drejtimi

Konfirmohen 3 raste me variantin “Delta” të Covid në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohen 3 raste me variantin “Delta” të Covid në Maqedoninë e Veriut

TE FUNDIT

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
9 Shkurt, 2026

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur faza përfundimtare për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri...

Lexo më shumë

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
9 Shkurt, 2026

Banorët e Rrjollit janë zhvendosur këtë të hënë duke protestuar përpara Prokurorisë së Shkodrës. Ata kërkojnë nga drejtësia që të...

Lexo më shumë

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
9 Shkurt, 2026

Irani ka qenë një furnizues i rëndësishëm i pajisjeve ushtarake për Rusinë në vitet e fundit, veçanërisht nga momenti kur...

Lexo më shumë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com