Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në masën “arrest me burg” ish-drejtorin e Rrugëve, Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të kësaj drejtorie Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Seanca është zhvilluar me dyert të mbyllura dhe avokati Genc Gjokutaj nuk preferoi të flasë në përfundim të seancës. Tre ish-zyrtarët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim para gjykatës për akuzat që ka ngritur prokuroria.