Është mbyllur protesta e sotme e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Belind Këlliçi ka lajmëruar se protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës do të mbahet më datë 10 qershor.
Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar se ditën e enjte do të protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë.
“Më 10 qershor do të jemi sërish në protestë për të ruajtur taksat e qytetarëve. Kam një thirrje për drejtorët e “5D” që janë në burg apo ata që Veliaj do t’i fusë së shpejti.
Bëhuni pentito e bashkëpunëtorë të drejtësisë. Mos bëni burgun e Erion Veliaj. Bëjeni për të afërmit e fëmijët tuaj”, tha ai.