Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet protesta e gjashtë e opozitës, tensione por pa gaz lotsjellës

2019/03/21 at 3:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mbyllet protesta e gjashtë e opozitës, tensione por pa gaz lotsjellës

15:00-Pasi qëndruan për më shumë se dy orë para Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku ishin shoqëruar disa protestues, përfaqësuesit e opozitës tërhoqën turmën drejt selisë së Partisë Demokratike. Kështu përfundoi dhe protesta e gjashtë e opozitës. Pati disa momente tensioni, por nuk u përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.


Edi Paloka: Vëllezër e motra, dua t’ju falenderoj për këtë betejë të sotme, që është vazhdim i betejës për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruksel, takime shumë të suksesshme, të cilat absolutisht janë pjesë e fitores që na pret. Siç thashë, beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjetër përveçse fitores. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë, aq më mirë do të jetë edhe për ta. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë të na ndalë në rrugën tonë për një demokraci të vërtetë në Shqipëri. Dhe nuk do të ketë, për ata që mendojnë se stabiliteti ka më shumë rëndësi se demokracia. Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit, derisa demokracia të rikthehet në Shqipëri. Unë ju falenderoj edhe njëherë dhe jam i bindur që me forcën tuaj, me besimin tuaj, ne kësaj rruge do t’i shkojmë në fund dhe shumë shpejt. Suksese dhe fitore!

14:35 – Monika Kryemadhi, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë kërkuar në Drejtorinë e Policisë lirimin e të shoqëruarve për protestën e opozitës. Monika Kryemadhi ka thënë se janë 14 djem të arrestuar, datëlindja 1995.

“Frika dhe paniku të cilën ka përfshirë Edi Ramën dhe njerëzit, i ka detyruar të bëjnë gabime. Kanë shoqëruar 14 djem, që janë datëlindja ’95, pra janë fëmijë. Nuk kanë bërë asgjë, nuk ka pasur as dhunë por ka pasur dashuri nga qytetarët ndaj policisë. Paniku, frika dhe makthet detyron segmentet e Policisë, të arrestojë fëmijët e shqiptarëve. Ne lamë ultimatumin tonë, të dalin djemtë sa më shpejt. Ne jemi këtu dhe nuk do të ndalojmë deri sa të dalin, sepse nuk kanë thyer asnjë ligj. Jam e bindur se 90% e policëve që shihni sot kanë më shumë urrejtje se ata që janë në rrugë. Nëse do të përdorej Policia për të ruajtur shqiptarët, siç po ruan bandat e Ramës, do të ishim në BE.  Zoti Lleshi është bërë shumë qesharak. Në  Twitter-in e tij shkruan Endri Fuga. Zoti Lleshi po bëhet gati të bëhet kryeministër, qëkur ka filluar të japë leksione në universitetet e vendit”, tha Monika Kryemadhi.

13:50 – Protestuesit e nisur nga Parlamenti kanë mbërritur tek godina e Policisë së Tiranës. Ndërkohë në gatishmëri para godinës janë forcat FNSH-së. Brenda godinës raportohet se janë shoqëruar disa protestues, prandaj edhe protestuesit u zhvendosën këtu.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1001165876756564/

13:30 – Protestuesit e opozitës janë larguar nga sheshi përpara Parlamentit, për t’iu drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ende nuk është dhënë një sqarim se përse po shkojnë aty. Duket se ka qenë një vendim spontan, pas disa bisedimeve që Gazment Bardhi ka pasur me Flamur Nokën dhe Monika Kryemadhin.

12:50 – Duket më e qetë situata përpara Parlamentit, kur protestuesit u përpoqën që të çanin kordonin e Policisë. Një pjesë e tyre, bashkë me përfaqësues të opozitës, janë ulur këmbëkryq në sheshin para Parlamentit, ndërsa të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë.

12:35 – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thënë nga protesta e opozitës se nuk ka marrë asnjë thirrje zyrtare nga Policia e Shtetit. Fillimisht u tha se policia i kishte bërë thirrje me megafon Bardhit, si organizator i tubimit të sotëm, që të largonte nga protesta personat e maskuar.

“Unë nuk kam dëgjuar gjë, në telefonin tim nuk ka asgjë nga policia e shtetit. Policia mos të provokojë, ne nuk kemi asgjë me punonjësit, ata janë në të njëjtin hall me protestuesit, shumica e tyre nëse nuk do të ishin me uniformë do të ishin krah nesh sepse vuajnë të njëjtat probleme si ne”, është shprehur Bardhi.

I pyetur nëse i druhet një procedimi, ai është përgjigjur me ironi, duke i dërguar të fala Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që ai e ka quajtur “Sandër Kimiku”.

“Asnjë frikë, i bëj të fala Sandër Lleshajt dhe gjithë strukturës poshtë tij. E drejta e protestës është fituar 30 vjet më përpara, as Sandër Kimiku, as ndonjë tjetër, nuk na tremb dot”, është shprehur Bardhi.

11:50-Teksa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po fliste përpara protestuesve një grup prej tyre kanë tentuar sërish të çajnë kordonin e policisë. Ata kanë hedhur kapsolla dhe tymues në drejtim të policisë të vendosur para Parlamentit. Policia u ka bërë thirrje me megafon për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.

“Të nderuar protestues dhe organizatorë, kujdes nga personat maska që provokojnë policinë. Largoni personat me maska pasi janë në shkelje të ligjit për tubimet. Ata do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit”, është apeli i policisë për protestuesit.

 

11:30-Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shprehur se protesta e qytetareve do të vazhdojë, ndërsa ka shtuar se ka ardhur koha që të hyjnë në Parlament dhe t’i nxjerrin zvarrë të gjithë ata që e kanë vjedhur këtë popull sipas tij. “Ka ardhur koha të hyjmë aty brenda dhe ti kapim dhe t’i nxjerrim zvarrë të gjitha ata që i kanë vjedhur paratë këtij populli. Dialog me banda nuk bëjmë, siç SHBA nuk bën dialog me terroristë, as ne nuk bëjmë me bandat”.

11:05- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se kriza politike do marrë fund me largimin e Ramës si Kryeministër. Nga protesta, ai tha për gazetarët se fundi i Ramës është vetëm një dhe kryeministri po zgjat agoninë e tij.

“Ne kemi vetëm një kërkesë dhe është largimi i Edi Ramës. Por Rama ka vendosur që me arrogancën e tij ta zgjasë edhe agoinë e tij dhe po mbase edhe vështirësitë e qytetarëve. E rëndësishme është që fundi është vetëm një, nuk ka kthim dhe kjo krizë politike, insitutiticionale, cilivile në fund fare do ketë vetëm një akt largimin e Edi Ramës së Kryeministër. Nuk ka mundësi tjetër, rrugë tjetër,“-tha Paloka.

11:00-Policia po vijon t’i bëjë apel protestuesve që të heqin dorë nga dhuna, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht nga forcat e rendit.

10:50- Përplasje mes protestuesve dhe policisë. Situata përpara Parlamentit është tensionuar ndërsa protestuesit kanë tentuar të çanë kordonin e parë të policisë.

 

Protestuesit e opozitës kanë rrethuar Parlamentin që prej orës 9:30. Protestuesit drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi pasi kryedemokrati Lulzim Basha nuk ndodhet në Shqipëri. Po ashtu me protestuesit është bashkuar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish kryeministri Sali Berisha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2078580582271786/

Policia është vënë në gatishmëri dhe ka siguruar qoftë ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha anët dhe hyrjet e mundshme për në të, e po ashtu ka marrë masa edhe për një “zhvendosje” të mundshme të protestuesve drejt Kryeministrisë. Protesta ka nisur menjëherë me hedhje kapsollash në drejtim të forcave të policisë./Opinion.al

Etiketa: opozitaprotesta


Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Deputeti i Kosovës: Skenar Rama-Thaçi për dëbimin e gylenistëve dhe arrestimin e Gjuriç

Rama për gazetën zvicerane: Ndryshimi i kufijve, gjë e natyrshme

Meghan Markle shkakton kaos në Mbretëri

Meghan Markle shkakton kaos në Mbretëri

Ish-drejtoresha e Tatimeve kundër Ralf Gjonit: Parazit!

Ish-drejtoresha e Tatimeve kundër Ralf Gjonit: Parazit!
















TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com