Kryesore

Mbyllet procesi i votimit/Gjiknuri: Jo të kënaqur me pjesëmarrjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:56 - 06/03/22 |
Opi Nion

Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë për media, pas mbylljes së procesit të votimit.

Ai është shprehur jo i kënaqur me pjesëmarrjen në këto zgjedhje të pjesshme, ndërsa tha se PS ishte e kënaqur me ecurinë e procesit.

“Procesi ka shkuar mirë me pak probleme për shkak të problemeve natyrore, se jemi në stinën e dimrit, dua të falenderoj administratën zgjedhore për mbështetjen dhe ndjekjen e këtij procesi, edhe ato komisionerë që bënë gjithçka për të ushtruar detyrën e tyre, ku ka pasur shumë borë. PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, po i kuptojmë se s’ishte motivimi si në zgjedhjet e përgjithshme apo kushtet atmosferike, askush nuk u pengua në ushtrimin e të drejtës së votës. Dua të bëj thirrje komisionerëve gjithçka duhet dhe do të shkojë sipas ligjit, të ushtrojnë detyrën deri në fund të mos intimidohen nga partitë politike dhe as të ndjekin udhëzimet e partive politike, shpresojmë të kemi rezultatet e Vorës”,-tha Gjiknuri.

Pas