Premier League ka mbyllur këtë të diel një sezon të vështirë futbollistik, që riktheu Liverpool-in kampion pas 30-vjetësh.
Ata ishin kurorëzuar prej javësh si fitues, por kjo e diel zgjidhi edhe enigmat e fundit, një prej të cilëve ishte edhe bileta e katërt e Champions.
Leicester nuk ia doli përballë Manchester United, një finale, për biletën e fundit të Champions, me “Djajtë e kuq” që triumfuan 0-2, me një gol të realizuar nga Fernandes me 11-metësh në minutën e 71-të dhe një gol nga Lingard në minutat e shtesës.
Ndërkohë, Aston Villa shpërtheu në festë pasi mbijetoi edhe për një sezon mes më të mirëve në Angli, ndërsa Bournemouth dhe Watford do të luajnë në kategorinë e dytë sezonin e ardhshëm./Opinion.al