Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike, e cila ka fituar me një diferencë mbi 1400 vota.
Sipas të dhënave nga KZAZ-ja atje, PD ka marrë 5453 vota, ndërsa PS ka marrë 4008 vota.
Ndërkohë kujtojmë se vijon ende numërimi për votat e diasporës.