Është mbyllur procesi i numërimit në qarkun e Elbasanit.
Mësohet se bilanci përfundimtar i mandateve është 7 mandate për Partinë Socialiste, 3 për Partinë Demokratike, 2 për LSI-në dhe 2 për PDIU-në.
Qarku i Elbasanit u konsiderua si një nga zonat më të nxehta elektorale.